Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore vendosi që Namazi i Kurban Bajramit të falet me numër të reduktuar besimtarësh dhe me orar të shkurtuar. Falja është bërë kryesisht nëpër ambiente të hapura të xhamive. Myftiu iTetovës tha se në tërësi janë respektuar masat e autoriteteve të shëndetësisë.
Por, përkundër lejes së dhënë nga autoritetet fetare, disa xhami në Maqedoninë e Veriut nuk i hapën dyert për besimtarët. Imamët e këtyre xhamive thanë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.
Kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetai, ditën e sotme nuk ka qenë në xhaminë kryesore të Shkupit. Ai ditë më parë kishte njoftuar se është pozitiv me Covid-19. Përmes një mesazhi ai u ka bërë thirrje besimtarëve që të jenë në shërbim të tejkalimit të pandemisë, sepse me këtë, siç tha, do të jemi në shërbim të Zotit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/